Pacolli ngushëllon familjen Agani
18 korrik 2018
| 14:48
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Agani me rastin e ndarjes nga jeta të zonjës, Sadije Agani, bashkëshortes së akademikut Fehmi Agani.
“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për vdekjen e znj, Sadije Agani. Zonja Agani ishte bashkëshortja e të ndjerit akademik, Fehmi Agani, arkitektit të proceseve demokratike dhe pavarësisë së Kosovës. Shpirti i saj le të prehet në paqe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Agani dhe të afërmeve të tyre”, ka thënë Pacolli.
/Epoka e re/