Pacolli ngushëllon prindërit e dy fëmijëve nga Kosova që humben jetën në Francë

25 dhjetor 2019 | 11:40

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar prindërit e dy fëmijëve nga Kosova që kanë humbur jetën tragjikisht në Francë,

Ai ka thënë se misioni diplomatik i Kosovës në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur tragjik lajmin…