Pacolli nis turneun diplomatik në Afrikë, lobon për njohje të reja

25 qershor 2018 | 14:14

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turneun diplomatik në Afrikë.

 Njohjet e reja dhe anëtarësimi në INTERPOL do të jenë temat kryesore të kësaj vizite.

“Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të​ shteteve të ndryshme nga ky kontinent. Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik që ministri Pacolli zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta mes Barcelonës dhe Real Madrid tashmë është spostuar larg…