Pacolli niset drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, anëtarësimi në Interpol temë kryesore

06 janar 2018 | 18:44

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nisur për një vizitë njëditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka bërë të ditur se do të takohet me homologun e tij dhe personalitetet tjera shtetërore.

“Pos tjerash, temat e diskutimi do të janë, Samiti i INTERPOL-it, Nismat për marrëveshjet bilaterale, Bashkëpunimi ekonomik, hapja e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tre ndeshjeve pa fitore në Serie A, Milani ka…