Pacolli nisët për në Amerikë

04 shkurt 2019 | 10:48

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ftesë të sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku do të marr pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.

Pacolli ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në ShBA do të marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit.

“Sot u nisa për në ShBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it. Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të ShBA në secilin angazhim ndërkombëtar. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Uashington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Lutjet e Mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë”.

“Lutemi që madhështia e ShBA-së të mos njoh kufij e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjen në Zot!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10161274422250153/?type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka vlerësuar…