Pacolli njofton se Mabetex Group do të ndërtojë ambasadën e Bangladeshit në Berlin
06 dhjetor 2023
| 10:51
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Dhaka/Bangladesh dhe menaxhmentit të Mabco (Mabetex Group) për ndërtimin e ndërtesës së Ambasadës së këtij vendi në Berlin.
“Ndërtimi do të fillojë menjëherë dhe do të përfundojë në një kohë rekord prej 18 muajsh. Na prift e mbara!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.