Pacolli: Nuk do ta lejojë askënd të ma kërcënojë familjen
Deputeti dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë ditëve të fundit.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se familja është vlera më e madhe e shoqërisë.
Në këtë kontekst, Pacolli ka thënë se nuk do ta lejojë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh, duke ia kërcënuar familjen dhe fëmijët.
Postimi i plotë i Pacollit:
Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.
Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veçanërisht ndaj fëmijëve.
Nga ana tjetër unë asnjëherë nuk do ta lejoj askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.
Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që t’i ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.