Pacolli: Nuk kemi asnjë notë verbale se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen

25 korrik 2018 | 17:39

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se deri më tash Kosova nuk ka asnjë notë verbale se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen.

Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se Serbia është duke shpenzuar shumë e gjithçka për pengimin e Kosovës për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë.

“Shikoni, ne nuk kemi marrë asnjë notë verbale prej asnjë shteti në botë, ku një shtet në njëfarë mënyre e vë në dyshim mosnjohjen e Kosovës. Normalisht shtetet që e kanë njohur Kosovën e kanë njohur me notë verbal. Nota verbale është drejtuar në institucionet e Kosovës dhe si e tillë ka hapur kapitullin e marrëdhënieve të mira të Kosovës me shtetin përkatës”, ka thënë Pacolli.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/pacolli-nuk-kemi-asnj%C3%AB-not%C3%AB-verbale-se-ndonj%C3%AB-shtet-ka-t%C3%ABrhequr-njohjen/29390059.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), kryetarët e 12…