Pacolli: Nuk kemi pas ofertë nga LV-ja
22 janar 2021
| 23:23
I pari i AKR-së Behgjet Pacolli thonë se nuk ka marrë ofertë nga VV për bashkëpunim para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Në këto zgjedhje jo”, ka thënë Pacolli.
Pacolli i cili është kandidat për deputet në listën e LDK’së ka folur për raportet mes AKR-së dhe VV-së në të kaluarën.
“Në zgjedhjet e parafundit intensivisht kemi punuar mbi gjashtë muaj në harmonizimin e programit dhe nuk patëm fat për shkak të divergjencave nuk kemi shkuar më tutje”, ka deklaruar Pacolli për RTV21.
“Nuk kemi pasur ofertë prej VV-së por situata është keqësuar jashtëzakonisht prej fajit të tyre. Ata konsiderojnë se unë e kam votuar qeverinë Hoti”, sqaroi Pacolli.