Pacolli – Osmanit: Gjithmonë do të qëndroj pas teje

04 prill 2021 | 22:40

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka votuar pro për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

Ai ka thënë  se e respekton vullnetin e qytetarëve dhe të qëndroj pas Osmanit. “Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje. Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur. Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshira e Cristiano Ronaldos është respektimi i kontratës së tij…