Pacolli: Papa Françesku ka respekt të madh për Kosovën
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë vizitës në Vatikan, ka pranuar urimet nga Papa Françesku për popullin e Kosovës me rastin e festave të fundviti.
Pacolli, ka thënë se Papa Françesku ka respekt të madh për Kosovën dhe popullin e saj.
“Këtë javë pata një vizitë të ngrohtë dhe historike në Selinë e Shenjtë, ku u prita në një audiencë nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku. Papa Françesku ka një respekt të madh për Kosovën një tokë me histori të lashtë dhe të lavdishme. Ai ka një respekt të madh për popullin dhe rininë tonë dhe përcjelli urimet e tij të sinqerta për festat e fundvitit për gjithë Kosovarët. Me këtë kontekst, uroj të gjithë besimtarëve katolikë, gëzuar Krishtlindjet dhe ju dëshiroj lumturi dhe festime të gëzueshme me familjet e juaja”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10162611407335153/?type=3&theater