Pacolli paralajmëron njohje të rëndësishme për Kosovën
07 qershor 2018
| 21:41
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se sivjet Kosova do të marrë njohje “kualitative” duke përmendur edhe pesëshen e shteteve evropiane që s’e kanë njohur akoma Kosovën.
“Jemi duke punuar me shumë shtete të rëndësishme. Po punojmë. Nuk guxoj të përmend emra, sepse pas një minute që ta them është e regjistruar në Beograd e njerëzit do t’i kanë atje pas vetëm një dite. Shtete shumë kualitative, njohje kualitative. Ato luajnë rol në diplomacinë të Evropës. Janë prezente në organizata të ndryshme. Mundemi me fol edhe për ndonjë shtet të pesëshes, por janë shtete me ndikim të madh”, ka thënë ai në “Rubikon” të “KTV”-së.