Pacolli: Partitë e tjera nuk e kanë shijen për zhvillimin e vendit

02 janar 2021 | 19:53

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se si parti politike janë të bindur se opsionet e tjera partitë e tjera politike nuk kanë shije forcë për ta ndryshuar Kosovën.

Ai është shprehur i bindur se: “AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca”.

Këto komente Pacolli i ka bërë pas një takimi që ka zhvilluar me strukturat e partisë së tij.

Ai ka thënë se janë mobilizuar për ta shndërruar AKR-në një parti premtuese politike në Kosovë në të ardhmen.

“Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigi Buffon është një “makinë” me dy këmbë. Kështu e…