Pacolli pas seancës së përbashkët Kosovë-Shqipëri: Kombi shqiptar duhet të tregohet i matur
27 nëntor 2022
| 20:01
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, pas seancës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin he atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Pacolli ka shkruar në Facebook se “kombi shqiptar duhet të tregohet i matur”.
Këtë Pacolli e ka thënë në kontekstin e ruajtjes së aleancave.
“Ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisē tonë. Festat e nentorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri, andaj sot secili e ka për obligim që të punoj fort në realizimin e ëndrrës së heronjëve”.
”Së bashku jemi më të matur, më të dijshëm dhe më të fortë”, ka thënë Pacolli teksa e ka uruar 28 nëntorin.