Pacolli pas takimit me Ramën: Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës
Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, Edi Rama është takuar edhe me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Pata nderin të pres kryeministrin shqiptar, z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e kryeministrit shqiptar, në këtë moment delikatë është shume e nevojshme dhe Kosova duhet të shtrytëzoj këtë për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë”, ka thënë Pacolli pas takimit me Ramën.
Pacolli ka falënderuar Ramën për vizitën dhe mbështetjen e tij për Kosovën.
“Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të çtensionohët situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, qe garanon levizjen e lirë dhe ruan integritetin teritorial të vendit”, ka deklaruar Pacolli.