Pacolli pasi Peci organizoi ‘Darkën e Lamës’: S’dihet kush ha e pi, por faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës
03 dhjetor 2024
| 14:27
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë ka organizuar “Darkën e Lamës”.
Ai ka përmendur se një e tillë ishte organizuar nga presidenca në tetor të këtij viti.
“U bë lamë për ‘Darkën e Lamës’. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave. Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.