Pacolli për babain e Thaçit: Ka ikur krenar për trashëgimtarët që ka lënë pas

22 mars 2025 | 09:12

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar vizitën e djeshme të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te varri i babait të tij.

Ai i ka dhënë mbështetje ish-presidentit Thaçi, duke i ofruar ngushëllim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se babai i Thaçit ka ikur krenar nga kjo bote.

“Sot, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi. President, babai juaj ka ikur nga kjo botë me krenari, për trashëgimtarët që ka lënë pas! I pavdekshëm qoftë emri i tij!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka bërë homazhe tek…