Pacolli për bllokimin e furrës së shqiptarëve në Beograd: Fashizëm paramilitar e kriminal
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas bllokimit të punës në një furrë në pronësi të një shqiptari në Beograd, ka pohuar se në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara dhe regjimeve totalitare.
“Sot serbet në Beograd kanë bllokuar punën e një furre pronë e një shqiptari. Në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare. Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së!”, ka shkruar Pacolli.