Pacolli për sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane: Irani ka shkelur sovranitetin e Irakut
08 janar 2020
| 15:09
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar fuqishëm sulmet e Iranit kundër bazave ushtarake amerikane në Irak.
Pacolli ka thënë se me këto sulme Irani ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut.
“Dënoj fuqimisht sulmet e Iranit kundër bazave ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak qe ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe ka rrezikuar jetën e shumë njerëzve. Kosova, qëndron fuqishëm përkrah ShBA-së dhe aleatëve në luftën për paqe dhe demokraci në botë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/