Pacolli për takimin Kurti-Vuçiq: Sot mbi të gjitha është Kosova

27 shkurt 2023 | 11:24

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar para takimit që pritet të mbahet në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Pacolli ka bërë thirrje për mbështetje të delegacionit të Kosovës në Bruksel.

“Sot mbi të gjitha është Kosova! Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar. Sot ne duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës, qoftë edhe moralisht nga distanca. Sot mund të fillojë shkrimi i faqes së re për Republikën e Kosovës. Shpresojmë dhe lutemi që gjithçka të shkojë mirë!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që triumfuan me rezultat…