Pacolli për vdekjen e Vokrrit: Prehu në paqe miku im dhe legjenda e shtetit tonë
09 qershor 2018
| 11:38
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllimin e tij pas vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vdiq sot në moshën 57 vjeçare pas një komplikimi shëndetësor.
“Sapo mora lajmin e hidhur. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri sot ka ndërruar jetë. Prehu në paqe miku im, dhe legjenda e shtetit tonë!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet “Facebook”.