Pacolli për vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së: Fabrikimet e Serbisë dhe veglat e tyre do të dështojnë

20 tetor 2023 | 20:02

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të AKR-së.

“Bashkë me presidentin Behgjet Pacollin vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor siç ishin të gjitha vizitat e deritanishme”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë”, ka shkruar ai tutje.

Në fund, Zyberaj ka thënë se drejtësia do të triumfojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më herët në…