Pacolli: Përfshirja e Merkelit në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, e domosdoshme
06 gusht 2018
| 19:04
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se është e domosdoshme përfshirja e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel na zgjidhjen e problemeve në Ballkan
“Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveç se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale. Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/