Pacolli: Përkrahja e Çekisë, tejet e rëndësishme për Kosovën

08 gusht 2018 | 15:01

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy.

Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar Pacolli dhe ambasadori çek Silhavy kanë diskutuar për zhvillimet e gjithëmbarshme politike në Kosovë, në rajon dhe me gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndërshtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euroatlantike, liberalizimit të vizave, integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtarë ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat ministri Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka realizuar një vizitë inspektuese…