Pacolli: Përvoja dhe njohuria e Palmerit për rajonin është e nevojshme
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka emëruar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar Palmerin për detyrën e re.
“Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoniduhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euroatlantik”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i Pacollit:
Urime të pezemerta Mattew Palmerit që u emerua Përfaqësues Special Amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoniduhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euro-atlantik. Ai është një mik i madh i Kosovë dhe përkrahes i kauzes sonë për integrim në NATO, BE dhe OKB.