Pacolli: Pjesë e qeverisë së re duhet patjetër të jetë edhe PDK-ja
20 prill 2020
| 12:31
Ish-sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli, ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë bërë gabime gjatë qeverisjes së tyre.
Ai ka thënë se pas shkarkimit të qeverisë Kurti, Kosovës i duhet një qeveri e re ku sipas tij duhet të jetë edhe PDK-ja.
“LDK dhe LV, kanë bërë gabime gjatë qeverisjes së tyre. LV, duhet të japë përgjegjësi për prishjen e raporteve me aleatin kryesorë të Kosovës, Amerikën. Për këtë dhe shumë të tjera, duhet një qeveri e re e Kosovës që merr përgjegjësit që i takojnë, por pjesë e qeverisë së re patjetër duhet të jetë edhe PDK-ja, nuk mund të arrihen marrëveshjet e mëdha pa partin e cila për kohë të gjatë qeverisi në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.