
Pacolli: Po i afrohemi ngadalë fundit të pandemisë
08 maj 2020
| 17:16
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), deputeti Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka uruar një fundjavë të mrekullueshme.
Ai thotë se ngadalë por me siguri, po i afrohemi fundit të pandemisë Covid-19.
“Ju uroj nga zemra të gjithëve një fundjavë të mrekullueshme. Unë mendoj se ne po i afrohemi ngadalë por me siguri, fundit të pandemisë, dhe kufizimeve të saj”, ka shkruar Pacolli.
(Q.R / Epoka e re)