Pacolli: Po përgatitemi për aplikim dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar kabinetin qeveritar të enjten me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për aplikim dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se është themeluar një grup punues nga ekspert të MPJ-së dhe ekspertë nga shoqëria civile që do të përgatisin një plan të veprimit për institucionet e Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka bërë me dije se është duke punuar edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, ka vlerësuar angazhimet dhe ka kërkuar koordinim të aktiviteteve nga të gjithë akterët institucionalë që procesi i anëtarësimit në këto organizata të rëndësishme ndërkombëtare të përfundojë me sukses.