Pacolli pranon kredencialet e Konsullës së Përgjithshme të Turqisë
14 qershor 2018
| 16:36
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar letrat kredenciale nga Konsulla e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Kosovë, Eylem Altunya.
Në takim, Konsullja Altunya ka folur për aktivitetet dhe synimet e Konsullatës së Përgjithshme. “Në veçanti, është diskutuar për rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
Pacolli ka ofruar gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren.