Pacolli premton premi për futbollistët e Kosovës
10 shtator 2019
| 10:04
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka premtuar premie për Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Pacolli ka bërë me dije se nëpërmjet një postimi në “Facebook” se do të përkujdeset personalisht për një premi nëse futbollistët e Kosovës arrijnë rezultat pozitiv ndaj Kombëtares së Anglisë.
“Mirëmëngjesi miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një ‘mirënjohje’ djemve tanë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/