Pacolli: Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës

20 shtator 2020 | 15:18

Kryetari i AKR-së, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për takimin që ka pasur ai dhe presidenti Hashim Thaçi në Stamboll me presidentin turk.

Pacolli ka thënë se presidenti është Erdogan një mik dhe aleat i madh i Kosovës.

“Sot në Stamboll së bashku me presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke…