Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar ndihmë në gjetjen e votave, kur ajo po votohej për këtë post.
Në D.P.T, te Fidani, Pacolli tregon se si rrodhi e gjithë situata.
“Më tha se jemi duke u përgatitur për seancë, por ndoshta nuk do të ketë seancë, për arsye se neve na mungojnë ende votat”, tha Pacolli.
“Unë isha duke u nisur për pushime me familje në Turqi, kur më ka shkruar më duket Abdixhiku dhe më tha ‘ju lutem ejani zotëri Pacolli sepse po votohet presidentja’. Unë aty vendosi të kthehem. Por nuk ndodhi votimi për shkak të mungesës së votave. Po atë natë ajo më ka thirr, dhe më ka kërkuar ndihmë për dy ose tri vota”.