Pacolli: Presim që në nëntor të anëtarësohemi në Interpol

14 qershor 2018 | 11:21

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Kosova është rikonfirmuar edhe një herë si shtet në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbështetja është marrë me shumicë votash në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

“Kosova tani pret që në Asamblenë e Pergjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, ka shkruar Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se është pothuajse e pamundur për të bërë një…