Pacolli pret Lajçakun: OSBE-ja, partnere e rëndësishme e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në rezidencën e tij ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se çfarë ka diskutuar me Lajçakun.
Postimi i plotë i tij:
Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake.
Në rezidencën time isha i lumtur të presë Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.
Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin.
OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.