Pacolli pret leje për të hyrë në Serbi
19 korrik 2018
| 16:28
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Serbisë për të hyrë në ketë shtet, me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet.
Pacolli është ftuar në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, më 21 dhe 22 korrik.
“Ne jemi duke pritur një përgjigje nga pala serbe në bazë të marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë”, ka thënë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, raporton “Rel”.
Serbia dhe Kosova, në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vizitat e zyrtarëve në vitin 2014.