Pacolli pret lirimin e shpejtë të ish-pjesëtarit të UÇK-së

24 korrik 2019 | 20:26

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh shef i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, pret që së shpejti Maqedonia e Veriut të lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morinën, i cili u ndalua sot pas fletarrestit nga Serbia.

Ai ka bërë me dije se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës. 

“Urdhërarrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike. Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij. Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori do të lirohet shpejt”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te mbajtja…