Pacolli pret në rezidencën e tij komandantin e KFOR-it
30 janar 2019
| 14:09
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në rezidencën e tij, komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’ Addario.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se ishte një takim shumë miqësor, në të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/