Pacolli pret në shtëpinë e tij ministrin e Jashtëm të Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në shtëpinë e tij ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Pacolli ka thënë se kanë biseduar për shumë tema të interesit të përbashkët.
“Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme”, ka thënë Pacolli.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
“Kisha kënaqësinë që mirëprita në shtëpinë time ministrin e jashtëm të Shqipërisë, mikun tim Ditmir Bushatin në fillim të vizitës së tij në Prishtinë.
Edhe pse në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema të interesit të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme.
Falenderoj edhe zëvendëskryeministrin Limaj për prezencën dhe angazhimin e tij në interes të vendit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”