Pacolli pret në shtëpinë e vet legjendën e boksit shqiptar, Luan Krasniqi
29 shtator 2021
| 17:32
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka pritur në shtëpinë e vet legjendën e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se kishte nderin të pres ish-boksierin që shumë herë i bëri krenarë shqiptarët me fitoret e tij.
“Mbrëmë pata nderin të pres në shtëpinë time mikun tim Luan Krasniqi (me Remziun dhe Fikretin), njeriun që shumë herë na bëri krenarë me fitoret e tij në arenat ndërkombëtare të boksit”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/