Pacolli publikon dokumentet që dëshmojnë kthimin e njohjes nga Guinea Bisau
Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli, ka publikuar dy dokumente duke bërë të ditur kështu se zyrtarisht ka arritur rikonfirmimi se Guinea Bisau e njeh pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Në shtesë gjeni faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisaut. Guinea Bisau rikonfirmon se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb.
Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.
Për informatën e disa “analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dinë diçka nga diplomacia, që thonë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.