
Pacolli publikon fotografi të mërgimtarëve të cilët janë nisur për ta përkrahur LV-në më 6 tetor
03 tetor 2019
| 14:41
Kandidatja për deputete nga Lëvizje Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” të disa mërgimtarëve të cilët janë nisur nga shtete të ndryshme evropiane për të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në fotografi shihen grupe të organizuara të mërgimtarëve të cilët në aeroporte dhe stacione autobusësh bëhen gati për tu nisur për të marrë pjesë në votime.
“Prishtinë a je gati? Krejt mërgata e krejt Kosova po vjen”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/