Pacolli publikon pamje në rezidencën e Trumpit (video)
12 nëntor 2022
| 23:08
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli po merr pjesë sonte në dasmën e miqve të tij Michael dhe Tiffany në Miami.
Pacolli ka shpërndarë një video, ku ka treguar se dasma po mbahet në rezidencën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Madje, ai me anë të videos tregoi se u prit nga vetë Trump.
“I nderuar të jam sonte në rezidencën e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në darsmen e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka shkruar Pacolli.