Pacolli publikon tri pyetje të bashkatdhetarit, drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të sigurisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, përmes kërkesës së një bashkatdhetari në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar për shqetësimin dhe paqartësitë që ka ai me institucionet e Kosovës.
“Bashkatdhetari ka tri pyetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për institucionet e Sigurisë në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Shtime, ku si pasojë e grabitjes së shtëpisë së një mërgimtari, grabitësi vdes, ndërsa pronari i shtëpisë së bashku me vëllaun paraburgosen”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë i deputetit Islam Pacolli pa nderhyrje
Të dashur qytetarë të Kosovës, me kërkesën e një Bashkatdhetari po e postoj shqetësimin dhe kërkesat e paqartësitë që ka ai me Institucionet e Kosovës.
Përshëndetje nga Mërgata, në emër të Bashkatdhetarëve që jetojmë nëpër Evropë dhe mendojmë për vendin tonë, kam tri pyetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Institucioneve të Sigurisë që kemi në Kosovë, në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Shtime, ku si pasojë e grabitjes së shtëpisë së një mërgimtari, grabitësi (hajni) vdes, ndërsa pronari i shtëpisë së bashku me vëllaun paraburgosen.