Pacolli: Punëtori duhet vlerësuar në çdo sekond
13 qershor 2020
| 09:06
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se punëtori duhet të vlerësohet në çdo sekond.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në një postim në “Facebook” është shprehur krenar me punëtorët shqiptarë të firmës Mabetex në Kazakistan.
“Mirëmëngjesi miq. Këta punonjës shqiptarë në Kazakistan janë krenaria e Mabetex. Punëtori duhet vlerësuar çdo sekond. Zoti i ruajt në punën e tyre”, ka shkruar Pacolli.
(V.Z / Epoka e re)