Pacolli: Qeveria Kurti e vetmja qeveri që po arrin të kthejë pronat e shqiptarëve ne vëri
23 gusht 2024
| 11:22
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka renditur disa angazhime të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, po arrin t’i kthejë pronat e shqiptarëve në veri.
“38 shtëpi të ndërtuara në veri të vendit. 38 familje janë kthyer në pronat e tyre. 200 shtëpi tjera do të ndërtohen së shpejti. Qeveria Kurti e vetmja qeveri që po arrin të kthej në pronat e tyre shqiptarët që u dëbuan e u ndaluan të jetojnë në shtëpitë e tyre për 25 vjet”, ka shkruar Pacolli në platformën “X”.