Pacolli, Qeverisë: Prapë po ju them, mos insistoni ma tutje sepse kam dëshmi
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vazhduar me insistimin e tij se ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pasi një kërkesë të tillë për bisedë ia kishin bërë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Pacolli ka pohuar se telefonata ishte bërë për të mundësuar zgjedhjen e presidentes, rrjedhimisht sigurimin edhe të një vote.
Por një reagim mbi këtë insistim të Pacollit, e ka bërë sërish zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu për Telegrafin ka thënë se është e pakuptimtë që një ish ministër të insistojë në një të pavërtetë të tillë.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sërish Pacolli.
“Prapë po ju them, mos insistoni ma tutje, dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën, (nuk desha të them që po gënjen). Për këtë çka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë. Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.