Pacolli, qeverisë: Pse duhet të jenë minatorët viktima të mospërmbushjeve tuaja?
31 tetor 2023
| 19:45
Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme.
Sipas tij, mungesa e respektit dhe kujdesit për minatorët është e paprecedentë.
“Këtyre të fundit kjo qeveri dikur u premtoi diçka krejt tjetër. Për këtë Qeveri lind pyetja… pse duhet të jenë minatorët viktima të mospërmbushjeve tuaja? Kërkohet një zgjidhje e menjëhershme. Djersa e minatorëve nuk mund të mëkëmbet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.