Pacolli: Rajonit i duhen zgjidhjet ekonomike
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se zgjidhjet ekonomike dhe qasjet ekonomike në favor të qytetarëve janë ato që i duhen rajonit dhe posaçërisht dialogu Kosovë-Serbi.
Këtë deklaratë Pacolli e ka dhënë në një panel ku ishin të ftuar akademikë dhe studentë në Universitetin “Link” në Romë.
Pjesë e këtij paneli ishin edhe ish-kryeministri i kohës së luftës së Kosovës, Massimo D’Alema dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Italisë (7 mandate) Vincenzo Scotti.
“Pata rastin, pos publikut, të flisja edhe me pedagogë e studentë të këtij Universiteti ku japin mësim ish figura politike të fundshekullit të 20-të, dhe ku janë formuar drejtues të klasës aktuale drejtuese italiane”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.