Pacolli: Ruajtja e paqes dhe stabilitetit, e rëndësishme për Shqipërinë
30 qershor 2019
| 12:11
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar procesin zgjedhor në Shqipëri, ka thënë se është e rëndësishme që në shtetin shqiptar të ruhet paqja dhe stabiliteti.
“Sot është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet paqja dhe stabiliteti shoqëror e shtetërorë. Prediktibiliteti i procesit duhet të jetë imperativ i të gjithëve: institucione, parti politike, shoqëri civile, qytetarë. Parashikueshmëria dhe stabiliteti politik e institucional i Shqipërisë reflektojnë pa dyshim të lartpërmendurat në rajon. Shqipëria sot mbanë përgjegjësi rajonale!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/