Pacolli: Serbia aktivizoi dy brigada përgjegjëse për vrasjen e 350 shqiptarëve në Gjakovë

25 dhjetor 2019 | 18:00

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë.

Ai ka thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje.

“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 350 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar. Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dështuar sa u përket krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. Njëjtë ka dështuar misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-it”, ka thënë Pacolli në disa postime në rrjetin social në “Twitter”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventurës së yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, te…